Lojtari i Interit, Mauro Icardi duket se e ka zbuluar vet nëse është i grumbulluar apo jo me Argjentinën në Botërorin Rusi 2018-të. Sipas Sky Sport, sulmuesi i Interit ka komunikuar me disa miq të tij, duke i thënë se nuk do të jetë i grumbulluar mes 23 emrave për në Kupën e Botës.
Kujtojmë që Icardi ka bërë një paraqitje shumë të mirë në Serinë A me Interin, duke shënuar 28 gola me fanellën zikaltër.