Komisioni i Disiplinës pritet të mblidhet ditën e sotme për të shqyrtuar ndër të tjera edhe çështjen “Flamurtari-Gjoka”.
Ish-trajneri i vlonjtëve ka fituar gjyqin me klubin vlonjat dhe tashmë pret të marrë 45 mijë euro. Afati kohor për të shlyer Ernest Gjokën tashmë ka skaduar dhe Disiplina pritet të mblidhet sot për të marrë vendimin me heqje të 6 pikëve ndaj skuadrës bregdetare.
Nëse një gjë e tillë do të ndodhë sot, Flamurtari do ta shohë veten në kuotën e zero pikëve në fund të tabelës së klasifikimit.