Pas largimit të Leonardo Bonuçit nga “Zonja e vjetër”, nuk kanë munguar komentet jo vetëm nga tifozët Juventinë, por edhe nga pjesa tjetër, pasi ishte një lëvizje që askush nuk e kishte çuar ndërmend.
Vetë lojtari ka menduar të shkruajë një letër lamtumire, ku falënderon tifozët, shokët e ekipit dhe drejtuesit e klubit për shtatë vitet qëndrim te Juventus.
Letra e lamtumirës e shkruar nga Leonardo Bonuçi
“Kane kaluar shtate sezone. Shtate sezone fitoresh, endrrash te realizuara, nje rritje e realizuar nepermjet nje lidhje mirekuptimi dhe te mrekullueshme me Juve-n, ne teresine e saj.
Gjashte kampionate, te gjithe te jetuar dhe fituar duke luftuar.
Mbetet sigurisht keqardhja e madhe qe nuk fituam Champions-in, por me e madhe eshte krenaria per sukseset e arritura dhe qe kam qene pjese e nje FAMILJE te madhe.
Kam dhene gjithmone gjithcka, vertete, deri ne piken e fundit.
Kam marre, dhene dhe mesuar. Ajo qe shoh sot duke kthyer koken pas eshte gjithsesi nje histori e mrekullueshme, e denje te mbyllet plotesisht me respekt dhe afeksion, pa shkaterruar ate qe kam jetuar bashke me Klubin, me Kapitenin, me shoket dhe me tifozet.
Faleminderit per gjithcka, Juve. LB 19″