Pas shtatë vjetësh, romanca mes Leonardo Bonuccit dhe Juventusit mund të ketë ardhur në përfundim të saj.
Mbrojtësi 30 vjeçar është pranë kalimit te Milan. Sipas “Corriere dello Sport”, mes klubit kuqezi dhe lojtarit është arritur akordi që Bonucci të përfitojë 6 milion euro në sezon.
Juventus kërkon 40 milionë euro për kartonin e qendërmbrojtësit, ndërsa Milan ofron 30 milionë euro.
Por, mund të gjendet një rrugë e mesme dhe Bonucci të zyrtarizohet si futbollist i Milanit më 14 korrik dhe më pas të udhëtojë drejt Kinës ku kuqezinjtë do të kryejnë turin aziatik.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.