‘Te Milani ndihem si në shtëpi. Erdha këtu, sepse kishte një projekt më ambicioz. Juventusi i përket së shkuarës”.
Pak ditë para se të nisë sezoni i ri në Serinë A, ish-mbrojtësi i Juventusit që u transferua këtë verë te Milani, Leonardo Bonucci tregon arsyet se përse zgjodhi kuqezinjtë.
“Tratativat u zhvilluan shumë shpejt. Dashuritë lindin shpejt, ose nuk lindin kurrë. Milani kishte një projekt më ambicioz, ndaj e zgjodha.
Te Juventus kalova periudhë të mrekullueshme. Më erdhi keq që sezonin e shkuar e mbyllëm me finalen e humbur të Champions League. Por, është e shkuar. Dua të fokusohem te kjo aventurë e madhe që më pret përpara dhe dua të fitoj më shumë se ç’kam fituar në të shkuarën”, shprehet mbrojtësi italian për ‘Premium Sport’.