Bekim Balaj rrëfen një prapaskenë merkatoje, duke pranuar për një nga mediat ruse se disa vite më parë ka qenë pranë kalimit te PSG në Ligën 1 të Francës.
” Unë isha 16 ose 17 vjeç dhe me partnerin tim aktual në Terek, Odise Roshi, kemi bërë një test te PSG. Çdo gjë shkoi mirë dhe ishim në gjendje për të nënshkruar kontrata. Presidenti i klubit tim, Vllaznisë, në atë kohë nuk ra dakord për disa kushte të marrëveshjes me klubin francez. Kjo ishte hera e parë që u largova nga Shqipëria për të mësuar më pas se si funksiononte bota e futbollit në vendet e huaja”, shprehet Bekim Balaj për ” Izvestia”.
Bekim Balaj aktualisht është krye-golashënues në kampionatin rus, pasi ka shënuar 8 gola në 12 ndeshje.