Sulmuesi shqiptar Armando Sadiku nuk po kalon një moment aspak të mirë në karrierën e tij si futbollist. Së fundmi djaloshi nga Elbasani nuk është grumbulluar as nga kombëtarja shqiptare për ndeshjet miqësore të zhvilluara ndaj Kosovës dhe Ukrainës.
Jo vetëm kaq, por lojtari që prej transferimit të tij të bujshëm në Spanjë e ka humbur formën e vet dhe nuk po arrin të japë më të mirën nga vetja. Me këto performanca 27 vjeçari nuk ka bindur as drejtuesit e skuadrës së Levantes për ta mbajtur lojtarin për sezonin ardhshëm dhe me shumë mundësi “bomberi” do të largohet nga Spanja në kërkim të një skuadre tjetër.
Tashmë sapo jemi futur në ditët e parë të merkatos dhe ndoshta do të mësojmë diçka më konkrete për të ardhmen e lojtarit.