Java e parë e kampionatit nuk ka nisur me ritëm të lartë. Në 5 takime u shënuan 5 gola. Përveç ndeshjes Teuta-Flamurtari ku pati volum loje por goli nuk erdhi, në takimet e tjera skuadrat u treguan më të kujdesshme në lojë duke u përqëndruar te mbrojtja e portës së paprekur.
Por një e dhënë e veçantë tregon se kush doli sulmuesi më i mirë. Edhe pse është ende herët për të parë se kush do të kryesojë listën e golashënuesve në këtë edicion, vetëm një sulmues ka arritur të kalojë me sukses provën. Sebino Plaku ishte i vetmi snajper që gjeti golin në raundin e parë të këtij sezoni, kurse kolegët e tij nuk ishin në ditën e tyre. Reginaldo, Busic, Hebaj etj nuk shfrytëzuan rastet për të shënuar.
Goli i Plakut ka një peshë të madhë si për skuadrën dhe për vetë futbollistin, i cili dëshmon se nuk humbur asgjë nga klasi dhe aftësia e tij.