Ish-sulmuesi i famshëm i Partizanit dhe Kombëtares, Ylli Shehu, duke folur për përfaqësimin e të kuqve në Cahmpions League, ku ata do të ndeshen me Ferencvaroshin më 13 korrik, lëshon edhe një bombë për sa i takon çështjes së trukimeve në vendin tonë. “Nuk është se ka trukuar ndeshje vetëm Skënderbeu. Nuk mendoj kështu, sepse ka edhe ekipe të tjera. Partizani është fitues moral i sezonit që shkoi, sepse në ndeshjet direkte ka qenë më lart se korçarët”, – ka thënë për gazetën “Sport Ekspres” ish-sulmuesi i Partizanit.
EKIPI – Shehu gjykon se ekipi aktual i Partizanit është më i dobët se ai që mbylli sezoni, ndaj dhe e sheh shumë të vështirë kualifikimin ndaj Ferencvaroshit. Megjithatë, ai beson se para nisjes së kampionatit të ri do të bëhet një merkato më cilësore dhe Partizani do të jetë sërish pretendent kryesor për titullin.