Futbollisti i PSG-së, Kylian Mbappe mund të transferohet te Reali i Madridit. Lajmi është bërë i ditur nga spanjollja “Sport”, sipas së cilës drejtuesit spanjoll kanë kontaktuar me drejtuesit e PSG-së.
Sipas kësaj medieje, lojtari dëshiron të transferohet në Madrid, pavarsisht se ka luajtur shumë pak te PSG.
PSG kërkon 180 milionë euro për lojtarin dhe spanjollët po përpiqen të negociojnë për shifrën.