Haxhi Krasniqi është shpallur kampion mbrëmjen e sotme në ndeshjen kundër Jürgen Doberstein, pas vendimit unanim të gjyqtarëve. Dueli i tyre zgjati 12 raunde. Kështu që boksieri kosovar ka fituar dy tituj WBO dhe WBA pas një ndesheje të fortë mes tyre.
Krasniqi ka bërë një ndeshje të shkëlqyer duke dominuar përballjen në fund. Në këtë raund shqiptari mori më shumë pikë dhe ishte shumë afër nokautit të kundërshtarit.
Në këtë mënyrë boksieri shqiptar tashmë synon për më lart. Kjo ishte ndeshja e tij e 50 ku arriti të merrte titujt e rëndësishëm WBA dhe WBO.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.