Teuta dhe Flamurtari mbrëmjen e djeshme kanë luajtur ndeshjen e fundit të javës së parë në “Niko Dovana”. Një duel pa gola, por që duhet thënë se ishte ndeshja më e bukur e kësaj jave. Nuk mbyllet me kaq. Të gjithë prisnin një Flamurtar dominues, por në fakt ndodhi e kundërta. Durrsakët arritën që të bënin një ndeshje spektakolare, ku kanë shpërdoruar pa fund në portën kundërshtare.
Qarkullim topi, të saktë në pasime, të qetë në mbrojtje dhe zbritje e shpejtë në sulm. Problemi i vetëm i Shkëmbit është se duhet të rregullojë statistikat për të shënuar gol, pasi aq shumë raste nuk të jepen në çdo ndeshje.
Ky ishte një mesazh shumë i qartë për çdo kudërshtar këtë sezon, pasi Teuta, ndryshe nga viti i kaluar ku “luftoi” për mbijetesë, këtë radhë “Djemtë e Detit” duan kupar e Europës, ashtu sikurse e ka thënë mbrojtësi Osmani, apo edhe tekniku Shkëmbi.