Transferimi i Kristal Abazajt në Belgjikë ka nxitur mjaft reagime nga njerëz të njohur të sportit. Së fundmi është Besnik Hasi që për mediat belge ka analizuar kalimin e yllit të Luftëtarit te Anderlehti. Ish-trajneri shqiptar i këtij klubi ka deklaruar:
“Jam informuar për Abazajn nga miqtë e mi në Shqipëri. Ata kanë përshtypje pozitive rreth tij. Mendoj se është një transferim i menduar mirë dhe pa kosto. Bëhet fjalë për një lojtar shumë të shpejtë, por nuk mendoj se ai do të jetë një lokomotivë si Frank Asheampong.
Abazaj është grumbulluar vetëm një herë në Kombëtare, por ai është ende i ri. Unë mendoj se drejtori i Anderlehtit, Devro ka bërë një lëvizje të studiuar. Di që klube të tjera ishin të interesuar shumë për lojtarin”, ka përfunduar Besnik Hasi.