Besëlidhja ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale, pasi ka barazuar me rezultatin 0-0 kundër Flamurtarit. Fitorja e arritur në Vlorë me rezultatin 2-1, në ndeshjen e parë, ka bërë që lezhjanët të vazhdojnë rrugëtimin.
Ndërkohë kuqezinjtë janë ndalur këtu, dhe tashmë pritet të shihet se cili do të jetë vendimi i presidentit Idrizi, i cili kishte dhënë ultimatum për të arritur fitoren.