Besëlidhja do të tentojë sërish edhe sezonin e ardhshëm për të fituar një ‘biletë’ për Superligë.
Kampionati që sapo përfundoi në Kategorinë e Parë e pa Besëlidhjen edhe një herë tjetër nënkampione.
Drejtuesit e klubit lezhjan kanë bërë paraprakisht listën e lojtarëve që do të qëndrojnë edhe sezonin e ardhshëm, tek të cilët do të bazohet ekipi që do të konkurrojë në Kategorinë e Parë.
Tre lojtarë pritet të largohen: Edison Ndreca, Lansinet Sidibe dhe Sekou Kamara>
Lojtarët që do të qëndrojnë:
Elson Demi
Kejdi Dibra
Dritan Smajli
Klodian Semina
Samet Hepaj
Omar Kamara
Bledar Marashi
Spartak Ajazi