Silvio Berlusconi pas shitjes së Milan-it ka nuk ka qëndruar shumë kohë jashtë botës së futbollit duke blerë skuadrën që militon në Seria C, Monzën. Ish- kryeministri italian përfundoi këtë blereje javë e kaluar dhe menjëherë ka nisur nga puna duke bërë “blerjen” e parë që ishte Adriano Galiani. Ish-Adminitsratori i Deleguar i Milan-it do të jetë në krye te Monzës duke përgatitur blerjet e rradhës.
Berlusconi ka pohuar para mediave: “Po mendojmë për një grup të përbërë vetëm nga futbollistë italianë dhe kryesisht të rinj në moshë. Kushti i parë do të jetë që ata të kenë model të rregullt flokësh, ndërsa do të jenë të ndaluara mbajtja e mjekrës dhe tatuazhet në trup. Duam që lojtarët tanë të jenë shembull i korrektesës, të kërkojnë falje sa herë që shkaktojnë faull, të trajtojnë arbitrat si zotërinj të vërtetë. Dhe pse jo, të mund t’i shërbejnë sa më shumë edhe përfaqësueses italiane në të ardhmen”.
Mbetet per t’u parë se sa këto rregulla do të zbatohen nga të rinjtë italianë dhe sa Berlusconi do i qëndroj fjalës që ka thënë përpara mediave. Padyshim që nëse do të arrinte të bëhej një gjë e tillë do ishte një rast i veçantë i futbollit modern.