Berat Gjimshiti mund të largohet nga Atalanta. Qendërmbrojtësi kuqezi pritet të vazhdojë karrierën e tij në një skuadër tjetër të Seria A. Sipas Gazzetta dello Sport Crotone po interesohet për shërbimet e shtatlartit të mbrojtjes. Skuadra e drejtuar nga trajneri Davide Nicola është në kërkim të dy lojtarëve për të përforcuar repartin e mbrojtjes dhe 23-vjeçari është një alternativë e mirë.
Ndeshjen e fundit të Atalantës, Gjimshiti nuk ishte as në stol. Mundësitë për një largim të mundshëm të tij janë të mëdha, teksa ka mbetur edhe një javë nga mbyllja e merkatos. Megjithatë zhvillime të reja pritet të ketë në orët në vazhdim për sa i përket të ardhmes së tij.