Prej shumë kohësh diskutohet se Karim Benzema do largohet nga Real Madrid. Duket se edhe ky do jetë sezoni i fundit i francezit në Madrid dhe largimi do jetë i sigurtë në fund të majit. ‘Los Blancos’ kanë vendosur tashmë edhe çmimin zyrtar për kartonin e Benzema dhe për klubet që dëshirojnë të marrin shërbimet e tij.
Për ish-sulmuesin e Lyon duhet të paguhen 70 milionë eruo nga çdo klub që kërkon shërbimet e tij. Arsenal është ekipi më i interesuar për Benzema, por ‘gunners’ nuk ofrojnë më shumë se 40 milionë euro për kartonin e tij.