Disa ditë më parë ishte trjaneri i Korabit Gerd Haxhiu i cili bëri një deklaratë ku theksoi se ishin të hapur për ofertat që mund të bëheshin nga palët e treta.
Ndoshta diccka e tillë ka ndodhur edhe dje në takimin Kukësi-Vllaznia. Klubi shkodran dhe lojtarët e Vllaznisë kanë marrë 10 milionë lekë premio për barazimin ndaj Kukësit edhe pse nuk dihet se kush i ka ofruar këto para.
Futbollistët dhe stafi e morën këtë shpërblim për arritjen e një rezultati pozitiv ndaj një rivali mjaft të fortë siç është edhe Kukësi. Dyshohet se paratë mund të jenë dhënë nga klubi i Partizanit, por nuk ka asgjë për t’u bërë dramë, sepse një metodë e tillë është e njohur gjerësisht në të gjithë botën , jo vetëm në Shqipëri.