Luftëtari i UFC-së Nate Diaz është gati t’i rikthehet ringut për të sfiduar kampionin më të ri Khabib Nurmagomedov. Rusi befasoi botën pasi mposhti në betejën për titullin kampion bote Connor McGregor.
Ishte parashikuar që 30-vjeçari nga Dagestani të mbronte titullin ndaj Dustin Poirier, por ky i fundit pësoi një dëmtim dhe e ka anulluar ndeshjen me Nurmagomedovin.
Këtë moment boshllëku do ta shfrytëzojë Nate Diaz, i cili është shprehur i gatshëm me kampionin e ri të botës në UFC në momentin e parë që ai do të jetë gati.
“Kur Khabib të jetë gati, e pres në kafaz që të duelojmë së bashku”, u shpreh i prerë ish-kampioni amerikan Diaz.
Ai ka dy vite që nuk konkuron që kur u mposht nga McGregori.