Skuadra kampionatit të Kosovës Liria ka përjashtuar 5 lojtarë pas humbjes në Kupën e Kosovës me rezultatin e thellë 4-0.
“Gazetashehi” raporton se Denis Peposhi, Françesko Lamaj, Gerald Tushe, Shpresim Fazlia dhe Muhamed Berisha nuk janë më pjesë e klubit të qytetit të Prizrenit.
Përveç kësaj, edhe lojtari Liridon Fetahaj, i konsideruar si futbollisti më cilësor i Lirisë do të kthehet në janar te skuadra e Prishtinës pasi ka përfunduar huazimin te Liria.
Përveç humbjes së rëndë në Kupë, Liria duhet të përballet me një tjetër situatë të vështirë, mbijetesën në Superligën pasi renditet në vendin e 10-ë me 19 pikë, 4 më shumë se vendi i parafundit, që çon automatikisht një kategori më poshtë.