Luka Modric do të jetë madrilen deri në vitin 2021. Mesfushori kroat, i cili u shpall sot “Lojtari më i mirë në botë” nga Instituti i Historisë dhe Statistikave Sportive (IFFHS) mori lajmin e rëndësishëm nga klubi mbretëror se do t’i ofrohet një kontratë rinovimi edhe për dy vite të tjera.
Lajmin e ka konfirmuar gazetari spanjoll Albert Pereiro për median iberike “La brújula”.
Fituesi i 4 Champions League-ave dhe “Topi i Artë” i vitit 2018 ishte shumë pranë largimit nga “Los Blancos” në verën e kaluar te Interi, por në momentin e fundit presidenti i Realit Florentino Perez bllokoi transferimin e Modric te zikaltërit duke i premtuar rritje page.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.