Neymar Jr. pret dënimin nga UEFA. Institucioni përfaqësues i futbollit europian bëri me dije se ylli brazilian i PSG-së akuzohet për ofendim të zyrtarëve të takimit të dytë të fazës së 1/16 PSG-Manchester United 3-1.
Sulmuesi dhe lojtari më i kushtueshëm në historinë e futbollit sulmoi me gjuhë denigruese arbitrat e takimit në “Parc de Princes” pasi akorduan penalltinë vendimtare për “Djajtë e Kuq” që u mundësoi kualifikimin në fazën çerekfinale të Champions League.
“Ikni p*rdhuni!” shkroi 27-vjeçari në “Instagram” i revoltuar me penalltinë që u shënua saktë nga sulmuesi Marcus Rashford.
Ai rrezikon të përjashtohet në 3 takimet e para të edicionit të ardhshëm të Champions League, njësoj si shoku i skuadrës Gianluigi Buffon, i cili shpërtheu në ofendime ndaj arbitrit në takimin e çerekfinales së sezonit të shkuar Real Madrid-Juventus, ku spanjollët u kualifikuan me penallti në fund të ndeshjes.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.