Trajneri i ardhshëm i Shqipërisë Edoardo Reja po pengohet nga klubi i divizionit të tretë të futbollit italian Ternana. Gazetari i futbollit italian Gianluca Di Marzio zbuloi se ndihmësi i 73-vjeçarit Alessandro Calori duhet të presë konfirmimin përfundimtar nga klubi për t’u larguar. Mungon vetëm zyrtarizimi i largimit të tij nga Ternana. Nëse 52-vjeçari nuk i jepet “ok” për t’iu bashkuar Rejas te Shqipëria, ish-trajneri i Lacios dhe Atalantas mund të pranojë si ndihmës së tij Ervin Bulkun, i cili ka shërbyer si bashkëpunëtor i Gianni De Biasit dhe Christian Panuccit në stolin kuqezi.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.