Gjobitja e kapitenit të Interit Mauro Icardi ka ngrirë momentalisht marrëdhëniet midis klubit dhe sulmuesit argjentinas. Në këtë situatë, Real Madridi është hedhur sërish në sulm për të marrë shërbimet e 25-vjeçarit.
Madrilenët po bëjnë të gjitha përpjekjet për ta transferuar përfundimisht Icardin dhe është në gjendje të shpenzojë plot 110 milionë €, shifra e përcaktuar për koston e tij.
Rinovimi i tij te Interi është shtyrë prej kohësh dhe kjo sjellje e drejtuesve nuk i ka pëlqyer sulmuesit.