Klubi i sulmuesit Këame Karikari, Neftchi Baku, ka dhënë përgjigjen e fortë ndaj Partizanit. Zëdhënësi i klubi nga kryeqyteti i Azerbajxhanit Neftchi Baku Rustam Allahverdiyev u shpreh për median azere “Qol.az” se 26-vjeçari është nën kontratë dhe pjesë e Neftchi Bakut.
“Karikari është aktualisht lojtar i Neftchit dhe nuk do të shkojë asgjëkundi dhe nuk mund të them asgjë sepse ai nuk ka të bëjë asgjë me atë çështje ende”, shprehet zyrtari klubit azer.
Lojtari ka biseduar me drejtuesit e Partizanit dhe ka arritur me ta akordin. Por “të kuqtë” duhet të arrijnë mirëkuptimin me Neftchin dhe nuk përjashtohet mundësia që Karikari të largohet për një shifër të madhe.