Arsene Wenger ka hyrë në negociata me drejtuesit e Milanit për të pranuar postin e trajnerit të kuqezinjve. Lajmin e jep përditshmja sportive italiane “calciomercato” që tregon se pronarët e klubit “Elliot Fund” kanë hyrë prej disa javësh në bisedime me teknikun veteran francez.
Raportohet se drejtuesit e Milanit janë fansa të lojës së Wengerit. Emri i tij është përmendur prej një kohe të gjatë si zëvendësuesi i teknikut Gennaro Gattuso, por çdo ka mbetur pezull.
Edhe pse Milani fitoi dje ndaj Udineses, forma e paqëndrueshme e ekipit dhe fitoret e marra në vështirësi nuk krijojnë një klimë besimi ndaj Gattusos, ndaj drejtuesit janë pro zgjedhjes së eksperiencës.