Juventus po përgatit një tjetër transferim të bujshëm. Bardhezinjë janë pas futbollistit të Bayern Munich James Rodriguez, i cili nuk arritur të zërë vend në formacionin titullar të bavarezëve në sezonin e dytë i huazuar te klubi gjerman.
Mbi të gjitha, vetë i ati i futbollistit kolumbian mendon se një kalim në Itali do t’i shërbente shumë të birit, ku aty do të gjejë ish-shokun e skuadrës Cristiano Ronaldon.
“Ai (James) ka marrë shumë oferta. Sa për Juventusin, ai është shok i ngushtë me Cristiano Ronaldon. Duke patur parasysh përshtypjen që kam për futbollin italian, të qenit pjesë e Juves do të ishte një vendim shumë i mirë për të”, shprehet Ëilson Rodriguez për median gjermane “Bild”.
Në verën e vitit 2018, mesfushori kolumbian u huazua te Bayern Munich për dy sezone. Me ardhjen e teknikut kroat Niko Kovac, 27-vjeçari nuk bën pjesë ndër lojtarët prioritarë të teknikut të kampionëve bavarezë. Gjatë kësaj vere, Rodriguez u përfol se do të rikthehej te Real Madridi, por në fund golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës 2014 vendosi të qëndronte në Bavari, me shpresën se do të mbetej zgjedhje e parë në formacionin titullar. Në merkaton e janarit, mediat britanike pretenduan se Arsenali kishte arritur akordin me futbollistin kolumbian, por në fund transferimi i tij nga Gjermania në Angli nuk rezultoi i suksesshëm.