Arsene Wenger premtoi dje se do të rikthehej në futboll në 1 janar të vitit të ardhshëm. Shumë media kanë aluduar se francezi do të marrë drejtimin e një klubi apo kombëtareje të njohur.
Sipas medias prestigjioze, “Goal.com” ish-tekniku i Arsenalit do të bëhet gati të marrë drejtimin e Barcelonës, nëse klubi katalanas shkarkon teknikun Ernesto Valverde.
Gjithmonë kjo mbetet në kuadrin e hipotezës, por Arsene Wenger asnjëherë nuk e ka fshehur simpatinë për filozofinë e lojës “tiki-taka” të Barcelonës, të cilën e ka zbatuar edhe te Arsenali, por asnjëherë nuk arriti sukseset e klubit blaugrana.