“Barcelona do të fitojë Champions League”, kështu të paktën e parashikon UEFA fituesin e këtij kompeticioni në këtë sezon.
Pasi parashikoi me sukses vitin e kaluar se do të ishte Reali i Madridit fitues i Champions League, UEFA provon edhe këtë vit të bëjë parashikime, të cilat bazohen në statistikat e viteve të fundit të skuadrave pjesëmarrëse.
Sipas UEFA-s, këtë vit do të jetë Barcelona që do të ngrejë kupën me “veshët e mëdhenj”, të paktën sipas statistikave dhe fakteve të marra në konsideratë nga UEFA. Në 11 sezonet e fundit në Champions League, 10 herë ky trofe është fituar nga skuadrat që kanë dalë të parat në grup, përjashtim ka bërë vetëm Interi.
Megjithatë kjo mbetet vetëm në kuadrin e parashikimeve, pasi humbja e mbrëmshme kundër PSG-së e ka bërë të vështirë kualifikimin e katalanasve më tej.