Interi në vitet e fundit ka qenë larg pritëshmërive, dhe nga objektivi për titullin kampion në Seria A ka mbërritur në kualfikimin për në Champions League. Shumë vite paprovuar shijen e kompeticioneve europiane, por që presidentin e klubit kjo periudhë është lënë pas dhe tashmë Interi do të luftojë për titullin kampion në Itali. Në një intervist për mediat italiane në mbrëmjen e Krishtlindjeve të organizuar nga klubi, Stevan Zhang është shprehur tepër i kënaqur më paraqitjet e zikaltërve dhe e ka cilësuar vitin 2018 si mjaft të suksesshëm.
“Në krahasim me 5 vite më parë, mund të them se gjithçka ka ndryshuar për mirë. Viti 2018 ishte shumë i bukur dhe i veçantë duke qenë se u kualifikuam në ‘Champions’ dhe të gjithë do ta mbajmë mend atë gol të Vesinos që na bëri të luanim me ekipet më të mira në botë.
Kur shoh disa ndeshje të Interit, mendoj se jemi të pamposhtur, kështu që ka ardhur koha të flasim dhe të mendojmë seriozisht për titullin kampion dhe suksese të tilla”, tha mes të tjerash Zhang.