Kristal Abazaj ka folur pas transferimit të tij në Belgjikë në ekipin e Anderlehtit. Ylli i kombëtares shqiptare ka treguar emocionet e para teksa ka deklaruar:
“Është diçka tjetër. Në fillim nuk më besohej se ku po shkoja. Kur bëra vizitat mjekësore e kuptova ku isha. Është një Real Madrid i dytë”, u shpreh fillimisht. Më pas tregoi ëndrrën e tij, ku për Top-Channel tha:
“Është një pikënisje, pasi do të jetë një trampolinë për të shkuar më tej. Jam tifoz i Milanit dhe i Realit të Madridit dhe në këto momente shoh që ndoshta mund të arrij te Milani”, vijon ai.
Në fund u ndal te Kombëtarja dhe Luftëtari:
” Ëndrra ka qenë Kombëtarja. Jam grumbulluar, por kur të debutoj do të them që ëndrra është bërë realitet. Këto 7 ndeshje janë finale! Jam i përqendruar për të arritur Europën me Luftëtarin”, ka përfunduar Kristal Abazaj.