Rriten kërkesat për talentin e Tottenham Hotspur, Christian Eriksen.
Pas Juventusit dhe Realit të Madridit, interes për yllin 24 vjeçar ka shfaqur gjiganti i Bundesligës gjermane, Bayern Munich. Sipas asaj që shkruan “Daily Star”, kampionët në fuqi të Gjermanisë janë gatshëm të shpenzojnë më shumë se 70 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.
Eriksen shihet si zëvendësuesi ideal i James Rodriguez, me kolumbianin që do të rikthehet në Madrid, pas një paraqitje për tu harruar në “Allianz Arena”.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.