Qendërmbrojtësi gjerman i Bayern Munich Jerome Boateng është një objektiv kryesor i merkatos për Manchester United dhe PSG.
Kampionët e plotfuqishëm të Gjermanisë i dhanë mesfushorin e tyre Arturo Vidal Barcelonës dhe kanë në plan të realizojnë një tjetër shitje me vlerë këtë herë me Boateng. Megjithatë në Gjermani e konsiderojnë një “gabim të madh” shitjen e 29-vjeçarit. Mbrojtja e bavarezëve do të dobësohet shumë nëse klubi pranon ta shesë. Nga ana financiare konsiderohet një operacion shumë i vlefshëm, por nga ana taktike tekniku i ri Niko Kovac do të humbiste shumë.
Boateng ka një karrierë të mbushur me trofe dhe suksese. Ai ka fituar 6 tituj Bundeslige, Champions League dhe Kampionatin Botëror në 2014 me përfaqësuesen e Gjermanisë. Shtylla e mbrojtjes bavareze konsiderohet njëri prej futbollistëve më të mirë në Gjermani. Pavarësisht kritikave për neglizhencë të ndeshjeve kryesore në nivel klubi dhe kombëtareje, karriera e tij dëshmon se çdo ekip i madh do të fitonte shumë falë tij.