Nesër në mbrëmje në orën 21:00 do të luhet një ndeshje shumë e madhe në Champions League, ku në fushën e lojës do të zbresin 10 trofe.
Liverpool pret në shtëpi skuadrën e Bayern Munich. Mirëpo, bavarezët në këtë 90 minutësh nuk do të kenë në dispozicion 2 prej lojtarëve të tyre më të mirë. Bëhet fjalë për Boateng dhe Reibery, të cilët nuk janë pjesë e skuadrës gjermane për këtë mbrëmje, raporton “Goal.com”.
Mbetet për t’u parë se kush prej skuadrave do të fitojë këtë ndeshje, apo do të ndalen në barazim, për ta lënë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit në “Allianz Arena”. Një gjë është e sigurt, spektakli është i garantuar.