Skuadra e Bayern Munich duket se është e interesuar për të marrë në skuadër “yllin” e Juven tus, Paolo Dybala, i cili shihet si një ndër fituesit e “Topi të Artë” në të ardhmen. Sikurse raportojnë mediat italiane, numri 10 i kampionëve të Seria A dëshiron të qendrojë në skuadër dhe nuk e mendon aspak largimin.
Ky “operacion” duket i pamundur për Bayern, pasi “Zonja e Vjetër” sapo ka prezantuar Cristiano Ronaldo-n dhe së bashku me lojtarin argjentinas shihen si një dyshe shumë e frikshme për çdo kundërshtar në sezonin e ardhshëm.