Bayern Munchen është një makineri perfekte këtë sezon. Bavarezët kanë fituar titullin kampion në Gjermani ndërsa janë edhe në finalen e kupës. Në mesjavë ata do jenë përballë Real Madrid në gjysmëfinalen e parë të Champions League ku do përpiqen të hakmerren për eleminimin e sezonit të kaluar.
Por nëse ka një lojtar ku duhet të mbështeten shpresat e Bayern, ai është Robert Lewandowski. Sulmuesi polak në karrierën e tij në vazhdimësi i ka shënuar skuadrës madrilene ku spikat një poker në kohën kur luante me Dortmund. Por edhe statistikat e vitit 2018 janë të pabesueshme për të. Në 17 ndeshje ai ka realizuar 18 gola. Shifra të frikshme këtë të polakut dhe tashmë Real Madrid është i paralajmëruar.