Bayern Munchen mori një ‘goditje’ të rëndë në gjysmëfinalen e parë të Uefa Champions League duke u mundur me rezultatin 1-2 brenda në shtëpi nga Real Madrid. Një rezultat që duket se konfirmon edhe njëherë se bavarezët nuk do arrijnë në finalen e këtij kompeticioni për të pestin vit rradhazi ku duket se tashmë ekipet spanjolle janë kthyer në makth për ta.
Në Gjermani fajin ia lënë dëmtimeve apo edhe fatit të keq përballë madrilenëve, por jo gjithçka është kaq sipërfaqësore. Bayern Munchen duket se ka mungesë alternativash në rast pezullimesh apo dëmtimesh. Një ekip që u bazua te lojtarë si Ribery (35 vjeç) apo Robben (34 vjeç) duket se nuk e ketë të gjatë, paavrësisht asaj çfarë kanë dhuruar në vite dy sulmuesit, por koha e tyre ka perënduar tashmë .
Bavarezët njihen si një ekip dorështënguar në merkato. Në një moment kur të gjithë shpenzojnë nga 90-100 milionë euro për një lojtar të madh, gjermanët nuk e kalojnë tavanin e 50 milionë eurove. Diçka e tillë nuk të bën konkurues në Europë, pavarësisht se në Gjermani mund të dominosh edhe me rezervat dhe këtu hy në lojë edhe cilësia e dobët e kundërshtarëve në Bundesliga.
Në Mynih duket se do ketë një revolucion në fund të sezonit dhe ekipi për tu marrë shembull është pikërisht Real Madrid. Financa, shpenzime dhe trofe pa fund. Ku ka më bukur se kaq ?