Me mendjen te ndeshja e kthimit me Real Madrid në Champions League, Bayern Munchen nuk ndalet as në kampionat dhe fiton me Frankfurt. Bavarezët me një formacion të dytë ku kishte gjetur vend edhe kosovari Shabani fitoi me rezultatin 4-1 përballë miqve. Ishin golat e Dorsch, Wagner, Sule dhe Rafinha që i dhanë 3 pikët rekordmenëve gjermanë. Për Frankfurt ishte Haller që ngushtoi shifrat.
Në këtë javë të 32-të të Bundesligës bie në sy fitorja 1-3 në transfertë e Hamburg përballë Wolfsburg. Ndërkohë Schalke 04 u ndal në një barazim me Borussia Monchengladbach ku shifrat përfundimtare shënuan 1-1.