Bayern Munich gjatë merkatos së verës arriti që të afrojë Mats Hummels dhe Renato Sanches, duke mos planifikuar të nënshkruajnë me një lojtar tjetër për të zëvendësuar Kingsley Coman, i cili është i dëmtuar.
“Gjithmonë kam thënë se nuk kam nevojë të nënshkruaj me lojtarë të tjerë, madje jam shumë i kënaqur me ekipin që kam. Lojtarët që janë të dëmtuar do të kthehen brenda dy-tre javësh. Ne jemi të vendosur për t’i pritur të dëmtuarit. Sa i përket Coman, shpresojmë që të kthehet pas pushimit që të do bëjnë ekipet për ndeshjet e kombëtareve”, theksoi Carlo Ancelotti.