Prej disa kohësh te Partizani ka një çështje ‘Batha’. Kapiteni dhe një nga lojtarët kryesorë të ekipit duket se do ndajë rrugët përfundimisht me 15 herë kampionët e Shqipërisë. Mesfushori duket se nuk ka gjetur akordin për rinovimin e kontratës në fund të këtj sezoni. Shkak është bërë ulja e rrogës që i kanë bërë drejtuesit e klubit të kuq.
Diçka që i përforcon akoma më shumë zërat e largimit të tij është se Batha ka nënshkruar edhe një parakontratë me ekipin e Kukësit. Nëse 26 vjeçari nuk rinovon me Partizanin me shumë mundësi do jetë një lojtar i verilindorëve në sezonin që vjen. Ndoshta duket se një skenar i pamenduar më parë, por Batha është shumë pranë largimit nga ekipi i ‘demave’.