Albi Alla është një nga lojtarët që është largua pak ditë më parë nga Flamurtari së bashku me Torrasën. Mbrojtësi me anë të një postim në faqen e tij në Instagram ka postuar një foto me “doza” humori në të cilën ka vizatuar ish-shokët e skuadrës te Flamurtari. Në foton e publikuar Alla ka vizatuar shokët e skuadrës në lokalin ku zakonisht ata pinin kafe në Vlorë.
Të pranishëm në foto, janë Batha, Sukaj, Siljanovski, Useini dhe Bushic. Nga të gjithë vetëm Batha dhe Sukaj janë ende pjesë e Flamurtarit.Mbetet për t’u parë nëse dhe ata të dy do të qendrojnë deri në fund të sezonit pas problemeve me rrogat. Alla nuk ka harruar të vizatoj dhe nga një cigare te Sukaj dhe Batha, pasi ishte Newsport.al që publikoj një foto të dy lojtarëve duke konsumuar cigare.