Arlind Ajeti është shndërruar shumë shpejt në një personazh në futbollin italian. Pas paraqitjeve pozitive me Frosinonen, mbrojtësi i kuqezinjve është cilësuar së fundi si një “goditje” me vlera në këtë merkato në Serinë A. Sipas medieve italiane, Ajeti cilësohet si një bast i fituar nga Torino, që e transferoi me parametra zero dhe fitoi konkurrencën me Peskarën.
Pritet që Ajeti të jetë titullar fiks në ekipin e drejtuar nga trajneri Mihajloviç, që ka shpresë për një tjetër sezon të fuqishëm të mbrojtësit kuqezi në Serinë A.