Basketbolli duket se po e merr dalëngadalë veten në vendin tonë dhe basketbollistët shqiptarë po luajnë në mbarë Europën. Përjashtim nuk bën as Rei Pullazi i cili aktivizohet në Itali te ekipi i Legnano Knights. Pullazi dje është ndeshut me ekipin e Virtus Roma ku ka dalë i mundur nga përballja me ish-ekipin e tij.
Në një postim në profilin e tij në Facebook ai shkruan se i “digjte” shumë humbja e djeshme por ishte një kënaqësi dhe diccka speciale të luante kundër ekipit ku është rritur. Gjithashtu ai vlerëson edhe përballjen me shokun e tij më të ngushtë si një emocion unik. 24 vjeçari është pjesë e kombëtares së basketbollit dhe një nga ata që ka qenë protagonist në ndeshjet e fundit.