Pas marrëveshjes me FSHF-në për të transmetuar Kategorinë e Parë të Futbollit, Televizioni Publik Shqiptar tashmë do të transmetojë edhe kampionatin e Basketbollit të vendit tonë. Marrëveshja është arritur sot në mjediset e hotel “Tirana-International” ku është firmosur marrëveshja 3-vjeçare me Federatën Shqiptare të Basketbollit. Mësohet se transmetimi do të nisë me ndeshjet e Kombëtares së Basketbollit për Meshkuj që do të luajë duke filluar nga 31 gushti e deri më 17 shtator, eliminatoret e “Europianit 2017”.
Më pas transmetimi do të vijojë me kampionatet e Basketbollit për Meshkuj dhe Femra. Ndërkohë që në muajin tetor, TVSH do të transmetojë edhe dy ndeshjet e mbetura për Eliminatoret e “Euro 2017” të Kombëtares së Basketbollit për Femra.