Skuadra e Tiranës në basketboll për meshkuj ka mposhtur në transfertë ekipin e Trepçes me rezultatin 74-68.
Sfida e vlefshme për Ligën Ballkanike ka dhuruar jo pak emocione, ndërsa bardheblutë kanë treguar një paraqitje shumë pozitive duke dominuar takimin dhe duke e administruar rezultatin mjaft mirë deri në fund.
Sfida u zhvillua në orën 19:00 dhe u transmetua edhe nga Supersport.