Skuadra e Tiranës, vetëm një sezon më parë fitoi në Basketboll për meshkuj Superkupën dhe titullin kampion të Shqipërisë.
Për sezonin e ri bëhet me dije nga eurobasket.com se bardheblutë nuk do ta ndryshojnë trajnerin e tyre. Malazezi, Nikola Milatovic konfirmohet edhe për një sezon.
Besohet se 54 vjeçari do të tentojë këtë sezon që të arrijë ndonjë sukses me Tiranën në ndeshjet ndërkombëtare.