Përfundon me sukses fushata europiane për përfaqësuesen e bastkebollit të Kososvës U18. Ekipi ka mposhtur kundërshtarët qipriotë në finale 73:64. Zyrtarisht 18-vjeçarët e Kosovës në basketboll kalojnë nga Divizioni C në Divizionin B.
Rezultati historik është përshëndetur dhe nga kryeparlamentari i Kosovës kadri Veseli, i cili nëpërmjet një postimi në llogarinë e tuj në “Facebook” ka përgëzuar përfaqësuesen.
“Edhe një sukses shembullor i sportistëve tanë. Përgëzoj djelmoshat e përfaqësueses sonë të basketbollit të grupmoshës nën 18 vjeç të cilët sonte u shpallën kampionë në Kampionatin Evropian të Divizionit C, të mbajtur në Prishtinë. Kështu në mënyrën më të mirë të mundshme po i rendisim sukseset njërin pas tjetrit. Kjo më së miri po e dëshmon faktin se sportistët tanë janë e ardhmja e ndritshme e shtetit tonë.”
Kompeticioni u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sportit të Prishtinës në datat 22-29 korrik.