Skuadra e Barleti Volej fitoi sot Kupën e Shqipërisë në volejboll për femra për edicionin sportiv 2016-2017, pasi mundi në finale ekipin e Tiranës me rezultatin 3-0.
Finalja e luajtur në pallatin e sportit “Asllan Rusi” ishte një sfidë e fortë, mes dy prej ekipeve më të mira, që zhvilluan një ndeshje të bukur dhe emocionuese.
Volejbollistet e të dyja skuadrave e kërkuan fitoren, duke treguar dëshirën për të ngritur lart trofeun, që në fund përfundoi te skuadra e Barletit.
Barleti Volej – Tirana, 3-0 (25-20, 25-20, 25-11)