Skuadra e Barit ka grumbulluar 43 pikë në Serinë B, mban vëndin e pestë në renditje dhe me njërën dorë ka prekur ëndrrën për tu rikthyer në Serina A. Migjen Basha rilindur këtë sezon duke fituar statusin e titullarit në skuadër dhe kontribuar për një ecuri tejet pozitive. Mesfushori kuqezi ka folur për mediat italiane duke e konsideruar si të realizueshëm objektivin.
“Trajneri arrin të përgatisë mjaft mirë ndeshjet. Në janar janë afruar në skuadër disa lojtarë të rëndësishëm që po na ndihmojnë për të patur një ecuri mjaft të mirë. Kemi akoma shumë ndeshje përpara dhe shumë vështirësi për të kaluar por e shoh të mundur rikthimin në Serinë A me Barin”, ka deklaruar Migjen Basha.